Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Uragani në Florida, peshkaqeni filmohet duke notuar në mes të rrugës (Video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Uragani i kategorisë 5 ka prekur brigjet e shtetit të Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 1 milionë banorë raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia ka përmbytur rrugët dhe katet e para të pallateve. Uji ka vërshuar duke marrë para makinat dhe shkatërruar disa shtëpi në vijën bregdetare.

Burime të pakonfirmuara në rrjetet sociale raportojnë për dhjetra persona të zhdukur.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të shmangin notimin në ujë, të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre pasi është tepër vonë për t’u evakuuar.

“Pasi era të arrijë 75 milje në orë, nuk do t’i përgjigjemi më thirrjeve për ndihmë”, është shprehur përfaqësuesi i emergjencave civile. “Megjithatë mos hezitoni të kontaktoni 911”.

Sakaq në rrjetet sociale janë postuar pamjet dramatike nga përmbytjet, por edhe ato gati të pabesueshme. Si ky peshkaqen që noton në mes të rrugës,

Emergjencat i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ujit, që mund të sjellë edhe gjarprinj e aligatorë.

Më shumë




spot_img








spot_img