Përmbytjet katastrofike që solli uragani “Ian” në Florida kanë nxitur autoritetet të marrin masat e para dhe të evakuuojnë mijëra të burgosur nga burgjet e këtij shteti që po përballet me zemërimin më të madh të natyrës në historinë e tij.
Më shumë se 2 mijë të burgosur u zhvendosën në objekte të pajisura më mirë për të përballuar ndikimet e stuhisë.
Në qarkun Lee të goditur rëndë, i cili përfshin Fort Myers, njerëzit e mbajtur në burg kryesor u zhvendosën në një kat më të lartë, thonë zyrtarët.
Shteti i Floridës në SHBA ka shpalllur gjendjen e jashtëzakoshme pasi uragani “Ian” goditi brigjet e saj duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Ndërkaq zyrtarët bënë thirrje për evakuime masive, duke e cilësuar “Ian”, si uraganin më të rrezikshëm në historinë e Floridës.