Hapësire reklamuese

Aktualitet

Uragani Laura, ambasadorja shqiptare në SHBA e shqetësuar: Uragani do godasë Luizianën, rrezikohen restorante dhe mbi 20 familje shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Urágani Laura ka goditur bregdetin e Luizianës, me erëra ekstreme duke shkaktuar përmbytje në shtetin amerikan.

Për shkak se ai lëviz me erë të lartë, rrezikon që të godasë Teksasin dhe Luizianën.

Ambasadorja shqiptare në ShBA, Floreta Luli Faber, ka ngritur shqetësimin mbi këtë fenomen që rrezikon një numër restorantesh shqiptare dhe mbi 20 familje shqiptare.

“Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UráganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Urágani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara.  Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë.

Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në Neë Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas.  Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostrades I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga #UráganiKatrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë #UraganiLaura. Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Ëeather Channel

Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore”, shkruan Faber.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu