Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Uragani “Ian” shënon viktimën e parë, Biden del në konferencë URGJENTE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Viktima e parë është shënuar nga uragani Ian i cili ka goditur Floridën. Kanë qenë zyrtarët në Volusia County, në verilindje të Orlandos, Florida, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e një burri, rreth 74 vjeç, i cili doli gjatë stuhisë në përpjepje për të mbuluar me tendë pishinën e tij.

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur fjalim urgjent për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema), e cila ka për detyrë të ndihmojë shtetet dhe individët në kohë krize. Ai tha: Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës.

Gjithashtu Biden e përfundoi fjalimin e tij duke iu drejtuar popullit të Porto Rikos, duke thënë se qeveria federale nuk i ka harruar ata.

“Për popullin e Porto Rikos, ne nuk jemi larguar. Unë jam i përkushtuar ndaj jush dhe rimëkëmbjes së ishullit, ne do të qëndrojmë pranë jush pa marrë parasysh sa kohë duhet për ta realizuar atë”, tha Biden.

Florida po përballet me uraganin Ian, i cili ka lënë rreth 2.5 milionë njerëz pa energji elektrike. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave të rrymës të rrëzuara, pasi stuhia dhe erërat e forta vazhdojnë në jugperëndim të shtetit.  Ata kanë paralajmëruar se ndërprerjet do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit, pasi të kalojë uragani Ian.

Më shumë




spot_img






spot_img