Ura e Re e Kukësit, një nga projektet më delikate po shkon drejt finalizimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e Urës së Re të Kukësit.
Rama shkruan se kjo urë, i jep zgjidhje një nyje të vjetër që lidh të dy anët e liqenit me rrugën kombëtare, por po sjell edhe një shenjë të bukur, kuptimplote nga dimensioni inxhinierik dhe estetik, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë.
“Mirmëngjesi dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, - shkruan Rama në rrjetet sociale.
Lëvizja e Urës së madhe metalike nëpërmjet lundrimit në Liqenin e Fierzës nga sheshi i montimit drejt pozicionit final mbi pila ka qenë një punë e vështirë dhe delikate.