Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ura drejt shembjes, revoltohet gazetari: Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3991751d829f7e6e94d8c03b8d4b224c

Ura “monument kulture” e Zogut është drejt shembjes. Disa ditë më parë ura u “thye në mes”, kjo për shkak të gërryerjes që i është bërë shtratit të lumit nga firmat e ndërtimit që kanë shfrytëzuar zhavorrin.

Gazetari Mentor Kikia reagon i revoltuar duke thënë se ndonëse kemi të bëjmë me një krim ndaj pasurisë së vendit, prokuroria nuk ka nisur asnjë lloj hetimti.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur?

Kjo urë është ndërtuar plot 93 vjet më parë. Ka parë në jetën e saj dimra e vërshime uji shumë herë më të mëdha se ky i tanishmi, por ka rezistuar. Unë nuk jam ekspert, por nuk ka asnjë dyshim që kjo urë u dëmtua, pra njëra këmbë e saj u zhyt, sepse lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit u ul.

Ajo është një urë, është një pronë publike, është një monument kulture që gëzon mbrojtje të veçantë.

U bënë disa ditë që ky krim ka ndodhur dhe mediat e kanë prezantuar me radhë. Por prokuroria nuk ka nisur asnjë lloj hetimi. Për vite me radhë, gjatë gjithë vitit, edhe kur shftrytëzimi i lumejve është i ndaluar, dhjetra kamionë të një kompanie ndërtimi gërryenin natë e ditë shtratin e këtij lumi. Ja ku është mali me inerte, mu në breg të tij(fotoja më poshtë).

Në Maj 2020, u vendosën ca gjoba ndaj kompanisë, sepse IKMT zbuloi se këmbëve të Urën së Zogut i kishin dalë themelet. Një fadromë nisi të vendosë inerte përrreth këmbës që sot është shembur,(fotoja më poshtë) ndërsa dhjetra të tjera vazhdonin ta gërryenin lumin edhe pasi u vendosën gjoba.

E denoncuan mediat pa reshtur këtë maskaradë mjedisore. I filmuan fadromat dhe kamionët. Por askush nuk e ndaloi.

Sot, ja cila është pasoja.

Prokuroria hesht!

Qeveria hesht!

Më se paku, varjani në qafë asaj kompanie këtë urë, ta rindërtojë çikë më çikë, ashtu siç ka qenë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img