Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, 2400 studentët të rinj në 3 fakultete 

spot_img

Lajme të ngjashëm

Do trajtohen me bursë 10% e studentëve për herë të parë në  Drejtësi, Ekonomi,Shkenca Psikosociale.

Pas 10 vitesh nga themelimi i tij, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është sot një nga institucionet private më elitare të arsimit të lartë privat në vend. Me një infrastrukturë të  standardeve europiane  e mbi të gjitha me filozofinë që vendos studentët në qender, UMSH  ofron plot  29 programe studimi në 3 fakultetet e tij: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale.

Këtë vit do të pranohen rreth 2400 studentë të rinj, të cilët duhet ta zgjedhin UMSH si një nga 10 preferencat për të vazhduar shkollën e lartë.Në të kundërt, pranimi në UMSH është i pamundur.  Kurrikulat,  janë të hartuara në mënyrë të tillë  që çdo student i UMSH-së  pasi përfundon studimet  integrohet menjeherë në tregun e punës. Nga 10 mijë studentët të diplomuar mbi 85 përqind janë sot të punësuar në  binzese private apo administratë publike. 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  ka  marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe  të institucioneve  publike dhe private ku studentët  kryejnë praktikat profesionale dhe pasurojnë CV e tyre.

Kompanitë private  rekrutojnë që  në auditorë studentët më të mirë duke i ofruar vende pune studentëve të UMSH, çka është vlerë e shtuar për këtë universitet. Stafi akademik i kualifikuar është  një tjetër  pikë e fortë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë studiuar jashtë vendit, ndërkohë që vitet e fundit ekspertë të njohur të fushave të ndryshme i i janë bashkuar  këtij Universiteti në pozicione të rëndësishme. Rreth 10% e numrit të studentëve  të pranuar për herë të parë në programin Bachelor  dhe Master në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë,  financohen me bursa të kategorive të ndryshme. Që nga themelimi i tij UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familjeve me ndihme ekonomike, jetimë, fëmije dëshmorësh, me aftesi të kufizuara .Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë.

Më shumë




spot_img








spot_img