Hapësire reklamuese

Aktualitet

Universiteti i Tiranës merr vendimin, procesi mësimor do të zhvillohet në paltformat online (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Duke patur parasysh pamundësinë e zhvillimit normal të procesit mësimor, por edhe pamundësinë për të parashikuar se sa do të zhvillojë izolimi, Universiteti i Tiranës ka marrë vendimin që të vazhdojë të zhvillohet procesi mësimor në platformat online.

Në urdhrin e dhënë nga Rektori Mynyr Koni, thuhet se procesi mësimor do të zhvillohet duke ruajtur standardet bazë të procesit të mësimdhënies.

Në të njëjtën mënyrë ëshrtë vepruar edhe për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, ku mësimet zhvillohen me anë të videove që transmetohen në RTSH.

Platformat online për të zhvilluar procesin mësimor studentët e Universitetit të Tiranës do të jenë gati pas datës 27 mars.

Ky urdhër do të jetë i përkohshëm dhe do të zgjasë për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit nga COVID-19.


 90513092_625132061674126_7480378225424596992_n_1.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu