Hapësire reklamuese

Aktualitet

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, ja kur do të fillojë viti Akademik 2022-2023

Shkruar nga Newsbomb
Universiteti i Tiranës jep njoftimin, ja kur do të fillojë viti

Universiteti i Tiranës njofton se Viti Akademik 2022-2023 fillon në datën 17 tetor 2022.

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet socile, ku ka postuar dhe vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Viti i ri Akadeik fillon më 17 tetor 2022 dhe do të përfundojë më 29 shtator 2023.

E plotë:

  1. Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.
  2. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet "Trajtimi i Studentëve" sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
  3. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu