Hapësire reklamuese

Aktualitet

Universiteti i Mjekësisë reagon për dhunën ndaj Çelikut: Të rikthehet besimi te bluzet e bardha

Shkruar nga Newsbomb

Universitet i Mjekësisë ka reaguar sot për dhunën e ushtruar ndaj mjekes Silvana Çeliku në QSUT dhe infermieres Sashenka Kristo, duke e konsideruar atë si tepër shqetësues këtë akt dhune ndaj profesionistëve të shëndetësisë.

UM u bën thirrje mediave, analistëve dhe politikanëve që shmangin përbaltjen e figurës së mjekëve, sepse pa rikthimin e besimit midis publikut dhe bluzave të bardha nuk mund të ketë asnjë përmirësim dhe reformë të sistemit shëndetësor.

Deklarata e plotë e Universitetit të Mjekësisë:

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e Martë, më datë 22/09/2015, në Shërbimin e Onkologjikut të Qendrës Spitalore Universtare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT), ku janë dhunuar në krye të detyrës Dr. Silvana Çeliku, mjeke e mirënjohur dhe pedagoge në Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe infermiere Znj. Sashenka Kristo.

Informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet shqetësimit të personelit shëndetësor të Shërbimit të Onkologjisë, si dhe të të gjithë përfaqësuesve të mjekësisë dhe opinionit publik në mbarë vendin dhe dënon me forcë çdo akt dhune kundrejt profesionistëve të shëndetësisë, të cilët me mund dhe sakrificë përmbushin, çdo ditë, misionin e tyre të shenjtë.

I bën apel mediave, analistëve dhe politikanëve që në debatet e natyrshme për problematikat dhe reformimin e sistemit shëndetësor, të shmangin përbaltjen dhe denigrimin e figurës së mjekëve. Pa rikthimin e besimit midis publikut dhe bluzave të bardha nuk mund të ketë asnjë përmirësim të ndjeshëm dhe reformë të suksesshme të sistemit shëndetësor.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë inkurajon sensibilizimin e qytetarëve në respektimin e figurës së personelit shëndetësor në detyrë dhe është i vendosur që së bashku me profesionistët e shëndetësisë shqiptare t’u rikthejë qytetarëve besimin tek shërbimi shëndetësor. Detyra dhe misioni i Mjekut dhe të gjithë personelit mjekësor është mbrojtja e shëndetit të njeriut në sfidat e mëdha të jetës.

Për Universitetin e Mjekësisë, Rektori: Prof.Dr. Arben Gjata.

Lexo edhe: Kaos te Onkologjiku në QSUT, një paciente sulmon mjeken Silva Çeliku

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.