Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Unioni i Kontrollorëve të rajonit thirrje për zgjidhjen e krizës në Shqipëri: Uluni në dialog

spot_img

Lajme të ngjashëm

Unioni i kontrollorëve të trafikut ajror të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë

Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut ka dërguar një letër në mbështetje të kontrollorëve shqiptar. Në letrën e tyre ata bëjnë thirrje për dialog urgjent midis përfaqësuesve të trafikut ajror dhe kontrollorëve dhe shprehen se mbështesin  kolegët e tyre shqiptarë.

Letra e plotë:

“Me keqardhje të madhe kemi marrë lajmet për kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri.

Kushtet e punë së kontrollorëve janë më të rëndësishmet për rrjedhën e sigurt dhe të rregullt të trafikut ajror.

Ne kemi treguar profesionalizëm dhe përkushtim për profesionin tonë dhe kjo nuk duhet të vihet kurrë në dyshim.

Keqtrajtimi i kontrollorëve të trafikut ajror nuk është mënyra për të zgjidhur problemin e shkaktuar nga pandemia.

Ne bëjmë thirrje urgjente për dialog midis kontrollorëve shqiptarë dhe përfaqësuesit e kontrollorëve, dhe për një marrëveshje midis palëve.

Ne mbështesim kolegët tanë shqiptarë. Ata dhe familjen e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona.

Unioni i kontrollorëve të trafikut ajror të:

Sllovenisë

Kroacisë

Bosnjë-Hercegovinës

Serbisë

Malit të Zi dhe

Maqedonisë së Veriut.”

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img