Hapësire reklamuese

Politikë

Unioni i Gjyqtarëve: Veliaj po ushtron trysni ndaj Gjykatës

Shkruar nga Newsbomb

Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë ka reaguar pas protestës ditën e sotme të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës përpara Gjykatës Administrative e Apelit, për kundërshtimin e vendimit për ndërtimin e një pallati 17 katësh buzë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Unioni shprehet se protesta e sotme ushtron trysni ndaj gjykatës dhe është i paprecedentë.

“Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore është i paprecedentë. Mënyra e zhvillimit të kësaj proteste përpara godinës së gjykatës jo vetëm ka penguar funksionimin normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, por ka cenuar në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës”, thotë Unioni i Gjyqtarëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.