Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unioni i Gjyqtarëve kundër “vettingut”: Ka papajtueshmëri me Kushtetutën, do kërkojmë shfuqizimin

Shkruar nga Newsbomb

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë është shprehur kundër ligjit të vetting-ut. Ata që do të skanohen pikërisht nga ky ligj, shprehen se vetting-u është në papajtueshmëri me Kushtetutën e vendit dhe do kërkojnë shfuqizimin e tij.

“Qendrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë është se ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese”, thuhet në deklaratën e unionit.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin e vetting-ut dhe i është drejtuar Komisionit të Venecias për konsulitim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu