Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unioni i gazetarëve thirrje Ministrisë: T’i shpëtojmë jetën kolegut Kosta Grillo, është në gjendje kritike nga Covid në Turqi

Shkruar nga Newsbomb
Unioni i gazetarëve thirrje Ministrisë: T’i shpëtojmë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje Ministris së Shëndetësisë që të angazhohet maksimalisht për t’i shpëtuar jetën gazetarit sportiv Kosta Grillo. Edhe më herët sot familjarë dhe miq të Grillos, kanë bërë thirrje për kontribut financiar.

“Apeli ynë për ndërhyrje të menjëhershme për shpëtimin e jetës së kolegut Kosta Grillo shpresojmë të bjerë në dëgjueshmëri dhe reagim të menjëhershëm institucional. Me gadishmërinë për kontribut të nevojshëm financiar dhe në ankth për jetën e kolegut”, shkruan Unioni.

Reagimi i plotë i UGSH:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon për ndihmë dhe kujdes  të menjëhershëm institucional, për shëndetin e gazetarit të njohur Kosta Grillo

Tiranë 17.08.2021

Gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo, prej disa ditësh është në një betejë të rëndë me virusin pandemik COVID-19.  Aktualisht ai ndodhet nën kujdes mjekësor në Turqi, por ende në një situatë kritike. Familjarë dhe të afërm të tij na bëjnë me dije se nevoitet një ndërhyrje më e specializuar dhe e menjëhershme për t'u përballur situata dhe gjendja problematike shëndetësore.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet autoriteteve më të larta shëndetësore të vendit, ministres së Shëndetësisë së Shqipërisë, zonjës Ogerta Manastirliu, të shprehin interesimin e tyre maksimal, për gjendjen shëndetësore të kolegut tonë, Grillo.

Gazetarët shqiptarë kanë qenë komuniteti më i prekur nga gjendja dhe virusi pandemik i cili ka prekur krejt shoqërinë njerëzore gjatë dy viteve të fundit. Prej këtij virusi kanë humbur jetën disa gazetare dhe gazetarë. Lutemi që ky risk të tejkalohet dhe të mbrohen me çdo kusht jetët e gazetarëve.

Apeli ynë për ndërhyrje të menjëhershme për shpëtimin e jetës së kolegut Kosta Grillo shpresojmë të bjerë në dëgjueshmëri dhe reagim të menjëhershëm institucional.

Me gadishmërinë për kontribut të nevojshëm financiar dhe në ankth për jetën e kolegut,

Zyra për informim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.