Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve: SPAK ka shkelur Konventën Evropiane për rastin e Elton Qynos

Shkruar nga Newsbomb
Unioni i Gazetarëve: SPAK ka shkelur Konventën Evropiane për
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me deklaratë zyrtare për shoqërimin dhe marrjen në pyetje për më shumë se 7 orë të gazetarit të njohur të kronikës, Elton Qyno. Ky i fundit, u shoqërua dy ditë më parë në SPAK dhe ju sekuestruan të gjitha pajisjet personale dhe të punës. "Ndërkohë që referuar njoftimit të vetëm publik prej faqes zyrtare të SPAK si dhe reagimeve të kolegut të intervistuar nga përfaqësues të BKH dhe SPAK, ne konstatojmë se, jemi në një rast cedues në marrëdhënien me nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky konstatim i joni vjen jo vetëm pse jemi nënshkrues të saj si vend, por edhe pse e kemi pasqyruar atë në legjislacionin tonë.. Kërkesa apo sikundër shprehet kolegu Qyno këmbëngulja gjatë intervistimit disa orësh nga ana e institucionit të lartë hetimor, përbën një rast të pandodhur", thotë UGSH. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon që në këtë rast, institucioni i lartë i hetimit duke mishëruar dijeninë dhe respektin absolut ndaj legjislacionit shqiptar dhe Konventës Europiane për marrëdhëniet mes gazetarit dhe rolit të tij, të respektojë maksimalisht këtë rol dhe mision me të vetmen rëndësi; atë publike.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë - Tiranë më 15 Dhjetor 2023

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përcjellë me shumë vëmendje gjithë procesin e thirrjes dhe mbajtjes në pyetje prej disa orësh, gazetarin e kronikës së Ora Neës Tv , Elton Qyno. Është hera e parë që institucioni më i ri dhe më i rëndësishëm i drejtësisë shqiptare shoqëron një gazetar të vënë nën hetim dhe ushtron kontrolle mbi banesën, vendin e punës në redaksi dhe sekuestron mjetet personale profesionale. UGSH nuk interpreton aspektet e hetimit dhe mbetet në pritje të zbardhjes së të vërtetës si respekt i plotë ndaj prezumimit të fajësisë apo pafajësisë. Ndërkohë që referuar njoftimit të vetëm publik prej faqes zyrtare të SPAK si dhe reagimeve të kolegut të intervistuar nga përfaqësues të BKH dhe SPAK, ne konstatojmë se, jemi në një rast cedues në marrëdhënien me nenin 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky konstatim i joni vjen jo vetëm pse jemi nënshkrues të saj si vend, por edhe pse e kemi pasqyruar atë në legjislacionin tonë.. Kërkesa apo sikundër shprehet kolegu Qyno këmbëngulja gjatë intervistimit disa orësh nga ana e institucionit të lartë hetimor, përbën një rast të pandodhur. Shembuj të ndryshëm në praktikën ndërkombëtare mes gazetarëve dhe  institucioneve të hetimit kanë rezultuar në favor të garantimit të lirisë së informimit dhe të shprehjes, sidomos në raport me ruajtjen e anonimitetit të burimit prej gazetarit. Rasti aktual në Shqipëri ka shkaktuar shqetësime dhe reagime të ndryshme në komunitetin e gazetarëve dhe mediat e vendit. Mënyra dhe performanca  e veprimeve të SPAK ndaj gazetarit, kanë shkaktuar efekte dhe inkurajojnë perceptime për inkriminim të rolit dhe detyrës së tij. UGSH apelon që në këtë rast, institucioni i lartë i hetimit duke mishëruar dijeninë dhe respektin absolut ndaj legjislacionit shqiptar dhe Konventës Europiane për marrëdhëniet mes gazetarit dhe rolit të tij, të respektojë maksimalisht këtë rol dhe mision me të vetmen rëndësi; atë publike. Mbetemi në pritje të përfundimit të këtij procesi dhe të legjitimomit të pafajësisë dhe respektimit të gazetarisë në shërbim të interesit publik. Zyra Informuese Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese