Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Të reflektohet sipas Rezolutes së PE-së për zgjedhjen e drejtorit të RTSH

Shkruar nga Newsbomb

“Të reflektohet sipas Rezolutes së PE-së për median Publike në Shqipëri për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së!” Kjo është deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me zgjedhjet e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptarë.

Ata i bëjnë thirrje forcave politike parlamentare shqiptare të mos e anshkalojnë thirrjen e Komisionit të Jashtëm të PE-së, por të kontribojnë që RTSH të ngjitet në starndartet e duhura europiane.

“Unioni Gazetarëve Shqiptarë mbështet rezolutën më të fundit të Komisionit te Punëve të Jashtme te Parlamentit Europian për zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së - Në rezolutën më të fundit për Shqipërinë, dt.22.03.2016, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ndër të tjera, i bën thirrje qeverisë, shumicës dhe opozitës parlamentare të kthejnë për përmirësim amendimin e Ligjit: “Për Median Audiovizive”, që në versionin e miratuar nga Parlamenti shqiptar, disa ditë më parë, pa konsesus dhe vetëm më votat e maxhorancës, mbetet shteg i hapur për kapjen politike të Radio Televizionit Shqiptar. Nëpërmjet kësaj Rezolute, Komisioni i Jashtëm i rikujton edhe njëherë lidershipit drejtues të vendit të marrë përgjegjësitë për të garantuar konsesusin, midis forcave politike parlamentare dhe një proces ligjor që nëpërmjet konkurimit të ndershëm të mundësojë identifikimin dhe zgjedhjen si Drejtor të Përgjithshëm të një kandidati konsensual.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konstaton se, përveç të tjerave, thirrja e Komisionit të Punëve të Jashtëme të Parlamentit Europian legjitimon qëndrimin konsistent të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ndaj kësaj çështjeje, qëndrim i shprehur në një sërë deklaratash publike mediatike dhe reagimesh te drejtuesve te organizatës, nëpërmjet të cilave ka kërkuar rikthimin e RTSH-së, të vetmes media publike, tek publiku. Duke bashkuar zërin me rezolutën e Komisionit të Jashtëm të PE-së, UGSH ripërsërit edhe një herë kërkesën për një RTSH të publikut, jashtë influencave komanduese të politikës dhe partive, gjë që mund të bëhet realitet vetëm duke patur në krye të drejtimit të këtij insititucioni të një kandidature të dalë nga konkurimi i ndershmëm dhe jo nga prapaskena politike.

UGSH gjykon se rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE-së nuk mund të bëhet realitet, përsa kohë të mungojë dëshira e forcave politike shqiptare për të prodhuar një proces konsesual, që të shërbejë për të zgjidhur krizën disavjeçare të RTSH-së, dhe të garantojë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së nëpërmjet konkurimit të ndershëm dhe jo të paracaktuar. Tejkalimi i ngërçit, në të cilin vazhdon të mbahet procesi, mund të realizohet vetëm duke e nisur nga fillimi konkursin përzgjedhës të konkurentëve garues për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. UGSH gjen edhe njëherë rastin t’u drejtohet forcave politike parlamentare shqiptare të mos e anshkalojnë thirrjen e Komisionit të Jashtëm të PE-së, por të kontribojnë që RTSH, enti më i madh mediatik i vendit, të ngjitet në starndartet e duhura europiane” shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu