Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
18 %
2.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Unioni i Gazetarëve dënon dhunën ndaj operatorit te “5 Maji”, përfundoi në spital me shembje të shpatullës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunimin e operatorit Ledion Guni te “5 Maji”. Operatori ishte duke transmetuar live shembjen e banesave te 5 Maji, kur u largua forcërisht dhe u shoqërua në Polici.

Guni ka pësuar shembje në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas Unionit shoqërimi dhe dëmtimi i rëndë fizik i operatorit përbën një rast të paprecedent, ndaj kërkojnë që përgjegjësit e dhunës të vihen para drejtësisë.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë – Tiranë më 19.01.2022

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë sjelljen e dhunshme të efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj operatorit të televizionit Fax Neës, Ledio Guni, gjatë ditës së sotme në rrugën ” 5 Maji”. Imazhet e publikuara kur operatori Guni forcërisht dhe me brutalitet dëbohet nga vendi i ngjarjes ku kryente detyrën e vet profesionale, janë tronditëse dhe të patolerueshme. Shoqërimi dhe dëmtimi i rëndë fizik i operatorit përbën një rast të paprecedent.

UGSH dënon me forcë këtë episod. Kërkojmë menjëherë vënien para përgjegjësisë ligjore të personave me uniformën e policisë bashkiake që janë autorë të dhunës së ushtruar mbi operatorin e televizionit. Në mënyrë të menjëhershme të gjithë përgjegjësit e kësaj dhune policore të vihen para përgjegjësisë.

Raportimi dhe pasqyrimi i realitetit në shoqërinë dhe vendin tonë janë mision i shenjtë për çdo gazetar dhe operator medieje. Këtë shenjtëri nuk mund ta cënojë apo dhunojë askush!

UGSH shpreh solidaritetin e fuqishëm me operatorin Guni dhe stafin redaksional të Fax Neës, duke qenë i vendosur për të gjitha format e reagimit në mbrojtje të lirisë së raportimit dhe kundër çfarëdolloj dhuneje që vjen nga individë apo segmente pushtetesh.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img