Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

UNICEF publikon shifrat tronditëse: Ja sa milionë fëmijë janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të dhunës

Shkruar nga Newsbomb
UNICEF publikon shifrat tronditëse: Ja sa milionë fëmijë
Ilustruese

Shifra tronditëse janë publikuar nga UNICEF, Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, e cila thotë se 19 milionë fëmijë janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të dhunës dhe konflikteve.

Ndërkaq gjithsej janë zhvendosur nga vendet e tyre “46 milionë njerëz, nga këto 19 milionë janë fëmijë”.

Sipas raportit UNICEF-it “vitin e kaluar, më shumë se 40 për qind e të zhvendosurve kanë qenë nën 18 vjeç”.

Më tej në raport theksohet se “miliona fëmijë të zhvendosur në të gjithë botën dhe  janë pa kujdes dhe mbrojtje të duhur.

Kur shfaqen kriza të reja, si pandemia e koronavirusit, këta fëmijë janë veçanërisht të cënueshëm”, tha përmes një deklarate drejtorja ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll