
Agjencia e OKB për fëmijët, UNICEF, ka ngritur alarmin, ku thotë se miliona fëmijë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.
Sipas UNICEF katër nga pesë të mitur rrezikojnë të mos mbijetojnë pasi janë përfshirë në krizën më të keqe humanitare.
Më shumë se 12 milionë fëmijë jemenas, rreth dy milionë kanë lënë shtëpitë dhe jetojnë në kushte më të pasigurta.
Sipas UNICEF-it “dhjetëra mijëra fëmijë kanë vdekur nga shkaqet direkte ose indirekte të konfliktit, të tilla si sëmundja dhe kequshqyerja.
Numri i fëmijëve të kequshqyer mund të arrijë në dy milion e 400 mijë deri në fund të vitit ose një rritje prej 20%”.
Jemeni është një nga zonat ku problemi është alarmant, ndonëse në të gjithë botën situata e fëmijëve që rrezikojnë jetën prej mënyrës së jetesës është shqetësuese.