Hapësire reklamuese

Aktualitet

UNICEF i beson dietologes Blerina Bombaj, harton menunë e çerdheve dhe kopshteve në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
UNICEF i beson dietologes Blerina Bombaj, harton menunë e çerdheve

Një ndër organizatat më të njohura në botë për ndihmën dhe mirëqenien e fëmijëve, UNICEF, i ka besuar dietologes shqiptare Blerina Bombaj një projekt të rëndësishëm. Ajo ka hartuar menunë për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve në Kosovës.

Këtë lajm të veçantë e ndan vetë Blerina, teksa shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për autoritetet që i besuan. Ajo nuk e fsheh faktin që diçka të tillë nuk e ka gjetur në vendin e saj, në Shqipëri.

"E nderuar qe mu ngarkua detyra e hartimit te menuve te cerdheve dhe kopshteve te Kosoves nga Unicef dhe Actions for Mothers and Children te Kosoves. Mirenjohese per vleresimin dhe besimin e treguar ndaj punes sime, dicka qe do doja ta kisha gjetur edhe ne vendin tim", dietologia.

Blerina thotë se menuja e finalizuar këtë të mërkurë, është fryt i një pune të rëndësishme që ka nisur që gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Çerdhet dhe kopshtet e Kosovës do të kenë një menu të shëndetshme, të hartuar prej saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.