Hapësire reklamuese

Bota

UNICEF: 3 miliardë njerëz nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun

Shkruar nga Newsbomb

UNICEF ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por 3 miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun në shtëpitë e tyre.

Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40% e popullsisë së botës, pra 3 miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.

Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16% të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll