Hapësire reklamuese

Bota

UNICEF: 17,000 fëmijë në Rripin e Gazës kanë nevojë për mbështetje psikologjike

Shkruar nga Newsbomb
UNICEF: 17,000 fëmijë në Rripin e Gazës kanë

UNICEF njoftoi sot se17,000 fëmijë në Gaza kanë mbetur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre gjatë konfliktit dhe se pothuajse të gjithë fëmijët në enklavën palestineze kanë nevojë për mbështetje psikologjike.

"Ata shfaqin simptoma të tilla si nivele jashtëzakonisht të larta të ankthit të vazhdueshëm, humbje të oreksit. Nuk mund të flenë, kanë shpërthime emocionale ose panik sa herë që dëgjojnë granatime," tha Jonathan Cricks, kreu i komunikimit i OKB-së në Territoret e Pushtuara Palestineze.

Gjithahstu në një raport nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, OKB ka thene se gjysma e banesave në Gaza nuk janë më të banueshme.

“Më shumë se gjysma e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht dhe enklava e vogël palestineze tani është e pabanueshme pas gati katër muajsh të luftës së Izraelit kundër Hamasit.” -tha OKB.

Studiuesit e Agjencisë vlerësuan shkallën e shkatërrimit bazuar kryesisht në fotot satelitore me rezolucion të lartë, duke krahasuar imazhet e para 7 tetorit me ato pas pasi Izraeli filloi të godiste pa pushim Rripin e Gazës. Ato thanë se do të duhen dhjetëra miliarda dollarë për ta bërë enklavën sërish të banueshme.

Të dhënat e raportuara në Konferencën e Kombeve të Bashkuara janë mbledhur në fund të nëntorit, rreth dy muaj pas bombardimeve në Gaza.

“37,379 ndërtesa ose 18% e totalit të objekteve në Rripin e Gazës, ishin dëmtuar ose shkatërruar nga operacioni ushtarak në nëntor.. Që atëherë, fotografitë satelitore tregojnë se shkatërrimi është dyfishuar.”

“Të dhënat e reja tregojnë se 50% e strukturave të ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht. Rripi i Gazës aktualisht është i pabanueshëm.” – tha Rami Alaze, një ekonomist i CNUCED.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese