Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

"Unë të dua...", mesazhi i ndjerë i regjisorit Kiço Londo për ditëlindjen e Tinka Kurtit

Shkruar nga Newsbomb
"Unë të dua...", mesazhi i ndjerë i regjisorit

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti feston sot ditëlindjen e 90-të. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka marrë mesazhe të shumta nga kolegët, politika dhe personat me të cilët ndau skenën që në moshën 16 vjeçare.

Regjisori Kiço Londo ka shkruar një mesazh të ndjerë për 90 vjetorin e Tinka Kurtit. Ai e quan "Zonjë të madhe të Teatrit dhe Filmit", që talentin e saj unik dhe hyjnor e shpërndau bujarisht.

"Përqafimi ynë i bukur, i ëmbël, i ngrohtë, bujar... Zonja e madhe e Teatrit dhe Filmit, Tinka Kurti, sot ti mbërrite te 90... Gëzimi jonë, ti je dhurata që na mbush sytë me dritën që të buron ngado... Ti e shpërndave talentin tënd unik dhe hyjnor bujarisht. Është nder që pata fatin të krijoj me ty. Unë të dua...", shkruhet në mesazhin e Londos, siguruar nga newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll