Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

‘Unë rri në Shqipëri’, Rama publikon videon me ‘PERLAT’ e vendit tonë: Një mundësi për të zbuluar historinë dhe traditat…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa nga destinacionet më të bukura të vendit tonë, duke i ftuar shqiptarët që t’i bashkohen nismës “Unë rri në Shqipëri”, për të vizituar “perlat” këtë verë.

albsig

Duke parë situatën e krijuar nga koronavirusi, ku kufijtë me shumë shtete të tjera nuk janë hapur ende, apo edhe situatën ekonomike, Rama bën thirrje që pushimet verore të kalohën në Shqipëri, për të ndihmuar edhe ata që punojnë në sektorin e turizmit.

“MIRËMËNGJES, me disa imazhe perla të Shqipërisë, të cilat edhe me kushtet e pamundësisë për të lëvizur lirisht jashtë, uroj të keni kohë e mundësi për t’i vizituar këtë verë”, shkruan Rama.

Në video tregohen jo vetëm vendet bregdetare, por edhe turizmi malor dhe qytetet historike, për të treguar larmishmërinë e turizmit që ka Shqipëria.

“Sekreti i fundit i Europës ka ende shumë për të zbuluar, edhe për ne që jetojmë këtu. Këtë verë, e cila do të jetë pak më ndryshe nga të tjerat, ashtu siç qëndruam në shtëpi për të mbrojtur familjet tona, le të zgjedhim të qëndrojmë në vendin tonë dhe ta kthejmë këtë situatë në një mundësi për të zbuluar më shumë natyrën shqiptare, vendet më të bukura, ato të pazbuluara ende, historinë dhe traditat, si dhe për të mbështetur të gjithë ata që punojnë në sektorin e turizmit. Bashkohu me nismën “Unë rri në Shqipëri” dhe fillo të bësh plane për destinacionet afër teje dhe ato më të largëtat ku mund të udhëtosh, të zbulosh, të shijosh, të festosh shqip”, thuhet në video.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img