Hapësire reklamuese

Politikë

"Unë mbeta me 30 kalorës", Sazan Guri ngre akuza për vjedhje votash në primare: Se mendoja të ndodhte brenda llojit, kandidati me porosi shtoi 500 sipmatizantë

Shkruar nga Newsbomb
"Unë mbeta me 30 kalorës", Sazan Guri ngre akuza për

Ambientalisti i njohur Sazan Guri arriti të marrë 30 vota në garën brenda pirmareve të Partisë Demokratike për kandidatët për kryetarë bashkie.

Guri, ndonëse aludon për manipulim të procesit, thotë se është i kënaqur me ata "30 kalorës" që sipas tij nuk iu nënshtruan presionit.

Ai thotë se nuk vendosi vëzhgues dhe u largua shpejt pa përfunduar procesi, pasi nuk e mendonte se mund të vidheshin votat edhe "brenda llojit".

Reagimi i Sazan Gurit:

Nuk vura vëzhgues siç më kërkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri në fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shketët i tradhtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashë ç’pashë ika nga mesdita. Duke mos iu dhënë dorën atyre që nuk e meritonin dhe pas disa orësh më thanë rezultatin:

unë, nga  610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri në 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë friken. Vetëm në një qytet.

Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 në gjithë trevat shqiptare, kështu që jemi mirë boll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu