Hapësire reklamuese

Politikë

"Unë kam një rregull të hekurt”, Berisha flet sërish për vizitën e Pompeo në Tiranë: S’e takova sepse…

Shkruar nga Newsbomb
"Unë kam një rregull të hekurt”, Berisha flet

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët, ku ka folur edhe për vizitën e ish-sekretarit Amerikan, Mike Pompeo.

Berisha tha se nuk kishte kërkuar ta takonte, teksa ka thënë se ai nuk takon asnkënd, pasi ai që vjen nëse do ta takojë e di se ku mund ta gjejë.

“Vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, siç e patë ju, ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë në të cilën do të bëheshin deklarata kundër Sali Berishës. Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit, erdhi, mori pjesë në një konferencë për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Begojaris.

Unë kam respekt të pa lëkundur për Sekretarin e Shtetit, për DASH dhe SHBA-në. Por të ripërsërisësh përfaqësimin me eksponentë të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është akt i pa përgjshëm dhe që nuk i shërben këtyre marrëdhënieve.

Unë kam një rregull të hekurt. Kurrë nuk kam kërkuar dhe do të kërkojë të takoj një person që vjen në Shqipëri dhe që ai vetë nuk ka kërkuar të takojë Berishën. Kush vjen në Shqipëri, e di që unë jam këtu, po të dojë më kërkon, po të dojë nuk kërkon, por kushdo të vijë asnjëherë se kërkoj. S’kam bërë përpjekje dhe as kam pasur ndërmend të kërkoj takime me ish-Sekretarin Pompeo”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.