Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Unë juve ju ha për mëngjes’, plas mes Spiropalit dhe Endri Shabanit: S’kam frikë nga ju, ne dalim me emrin tonë në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
‘Unë juve ju ha për mëngjes’, plas mes Spiropalit dhe
Elisa spiropali - Endri Shabani

Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar me tone të ashpra aktivistit të nismës Thurja, Endri Shabanit në emisionin “Open”.

Pasi Shabani e akuzoi për vjedhje kur Spiropali ishte në drejtimin e Doganave, ministrja iu drejtua me fjalë të ashpra, duke i thënë se “e ha për mëngjes”.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju kenii vjedhur kur ishit të dogana. 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropai: Lërini këto shprehje populiste që sna çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se për ndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjafti.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë juve ju ha për mëngjes, me vota , me kandidim e me çfarë të duash. Për të hyrë në detaje të tjera s’kam frikë me ju. Ne do dalim me emrin tonë, me siglën tonë

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll