Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në sulme ndaj Edi Ramës, teksa tha se pas parazë, Zot ii kryeministrit është Sali Berisha.
Sipas tij, Rama e shikon kryedemokratin Basha si varrmihësin e tij dhe thotë “ky po më bën varrin mua”.
“Edi Rama ka një problem të tmerrshëm me Sali Berishën. Pas parasë, Zoti i tij absolut është Sali Berisha. Jo se kam dashur unë, por se ka zgjedhur ai. Edi Rama vuan nga sindroma e refuzimit të të vërtetave të hidhura. Tani shpejt do të dëgjoni një studim të bërë në internet, del Sali Berisha njeriu më i cituar në këtë Tokë. Por nga kush thua ti? Nga Edi Rama! I kompleksuar nga unë. Lulzim Bashën e shikon si varrmihësin e tij sepse nuk mund të pranojë të vërtetat e hidhura në ndërgjegje. Ai thotë “Ky po më bën varrin mua”, tha Berisha në Vizion Plus.
“Unë jam Zoti i Edi Ramës”, shpërthen Berisha: Basha është varrmihësi i tij, ai thotë “ky po më bën varrin mua”
