Hapësire reklamuese

Social Bomb

“Unë jam Sihana, pronë e askujt”, Rudina Hajdari shkon me të bijën në protestën për 11 vjeçaren

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarët protestuan pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë, kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem dy ditë më parë në Prishtinë.

Ata u solidarizuan me famiiljen e të miturës dhe çdo vajze tjetër që bie pre e përdhunimit. Në tubim morën pjesë dhe personazhe të njohura si: Fifi, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja.

Ish-deputetja Rudina Hajdari gjithjashtu u pa në protestë, por kësaj radhe ajo shoqërohej nga e bija. Vogëlushja mbante në duar një poster me një shkrim  shumë domethënës: “Unë jam Sihana, pronë e askujt”.

Në një reagim në Facebook, Hajdari shkruan se i tha vajzës që të “dilnin për të protestuar, pasi diçka e keqe i kishte ndodhur një vajze dhe nuk duhet të heshtim”.

“I thashë Sihanës sot që do dilnim së bashku të protestonim sepse diçka shumë e keqe i ka ndodhur një vajze dhe ne nuk duhet të heshtim. Më pyeti, përse duhet të flasim ne kur nuk na ka ndodhur ajo gjëja e keqe? I thashë, duhet sepse e keqja nëse nuk përballemi me të kurdo që shfaqet nuk vonon të trokasë në çdo derë. Aq më tepër kjo e keqe, ku 5 burra ia zhvasin fëmijërinë, gëzimin, dashurinë, lumturinë, çiltërsinë, pafajësinë e mirësinë një vajze të vogël vetëm 11 vjeç. Kjo është e keqja më e madhe që mund ti ndodhë një shoqërie, ku burri bëhet bishë e mendon se vajzat e gratë janë objekte seksuale pa asnjë të drejtë. Kundër kësaj të keqeje duhet të bërtasim, ulërasim, përballemi dhe luftojmë përditë sepse askush, askush nuk ka të drejtë të prekë një vajzë pa dëshirën e saj. Nëna dhe motra, ju lutem flisni me djemtë e vëllezërit. Shpjegojuani që të vegjël se këto akte janë të pamendueshme, të patolerueshme dhe se dhimbja që ata i shkaktojnë një vajze është sikur tia kishin shkaktuar secilësh prej nesh. Uroj me shpirt që shtazët të marrin dënimin e merituar i cili prapë për ta nuk mjafton dhe që ngjarje të tilla të mos i dëgjojmë më!”, shkruan Hajdari.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu