Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

“Unë jam i jueji e jeni te mijtë!”, Tom Doshi mbyll fushatën me fishekzjarre: I kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura e pa patronazhista! Sot kena tre deputetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tom Doshi, kryetar i PSD, e ka mbyllur dje fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit me festë e fishekzjarre. Fushatë që u konkretizua me një rezultat surprizë, PSD forcë e katërt në rang vendi dhe tre deputetë në Parlamentin e ri.

“Unë jam i jueji e jeni te mijtë”, ishte mesazhi i Doshit për mbështetësit e tij, ndërsa theksoi se në këtë garë ka hyrë i vetëm, pa struktura, militantë dhe patronazhitë, por arriti të merrte me ekipin e tij 35 mijë vota në të gjithë Shqipërinë.

“Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja. Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.  Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne. Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD”, shkruan Doshi ndër të tjera.

Mesazhi i plotë i Tom Doshit, PSD:

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,  Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu. Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore. Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.  Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja. Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz. Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.  Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike. Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img