Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

“Unë jam grek”, Laert Vasili sqaron deklaratën e bujshme dhe sulmon emisionet: Drejtohen nga njerëz që kërkojnë sponsor SILIKONI, politikanët të gjobiten me 100 MIJË EURO nëse përdorin fjalë të huaja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1752caadebc035766c68d4b167a3d074

“Unë jam grek” ishte deklarata e bujshme që aktori Laert Vasili bëri në një emision televiziv pak ditë më parë dhe bëri jehonë në të gjithë mediat në Shqipëri.

Ndërkohë ditën e sotme aktori ka vendosur të sqarojë atë deklaratë, duke sulmuar emisionet televizive, për të cilat thotë se drejtohen nga njerëz që kërkojnë sponsor për silikonin që vendosin, ndërsa shton se media duhet të bëjë kujdes.

Sipas tij, në vendin tonë drejtuesit e emisioneve e quajnë fitore nëse të ftuarit e tyre fillojnë dhe zihen në transmetime “live”.

“Pse nuk shkoni te profile im të shikoni se si kam përshëndetur unë miqtë dhe armiqtë e mi me një këngë të kënduar një arvanitas në gjuhën shqipe edhe pas 700 viteve. Media duhet të ketë kujdes. Silikoni ka shpërthyer, drejtohen emisionet nga njerëz që kërkojnë sponsor silikoni.

Ajo letra e mësuesit që akuzon personazhet televizivë në Itali këtu nuk bëhet. Këtu nuk flitet me emra sepse u vijnë sms nga lart. Drejtuesit e emisioneve e kanë për fitore nëse ata që janë të ftuar zihen. Me mua, me punën time dhe gjakun tim nuk lejoj ansjë militant të paguar me njjë thes oriz të përshkallëzojë banalitetet që janë shkruar për emrin tim”, tha Laert Vasili.

Për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, ai tha se politikanët shqiptarë duhet të gjobiten me nga 100 mijë euro nëse përdorin fjalë të huaja dhe i fusin këto edhe në VKM-të që bëjnë.

“Kam 5 vjet që e them, ngrini një institucion të mbrojtjes së gjuhës shqipe. Të gjobitet çdo politikan me nga 100 mijë euro që t’u ikë tepeleku i kookës nëse përdorin gjuhë të huaj në VKM. Nëse duan t’u kërkojnë votën shqiptarëve të flasin shqip. Për sa kohë ata do e ndyrin, Laerti do flaës”, u shpreh aktori.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img