Një prej spoteve elekorale të PD-së është ai ku kryedemokrati Lulzim Basha thotë “unë hoqa vizat” dhe “unë futa Shqipërinë në Nato”.
Por përballë gazetari Blendi Fevziu, Basha është vënë në siklet me pyetjen nëse është ai që i ka bërë këto arritje apo ish-kryeministri Sali Berisha. Fevziu i tha Bashës se disa prej spoteve të tij elektorale janë tepër të personalizuara dhe me imazhin e liderit, të një personi të vetëm.
“Spoti s’është për ty Blend”, i tha kryedemokrati, por përgjigja e Fevziut ishte “Atëherë është bërë për ata që mund ta hanë”…
Pjesë nga debati:
Fevziu: Thoni që hoqa vizat, e futa në Nato. A nuk ju duket pak më shumë e personalizuar? Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat, unë ju futa në NATO…
Basha: Ky spot nuk është bërë për ty Blend, as për gazetarët që ke këtu
Fevziu: Është bërë për ata që mund ta hanë domethënë
Basha: Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.
Fevziu: Pse kaq i personalizuar?
Basha: Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë.