Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Unë e di që edhe më vrisni i kam thënë”, zbardhen të plota të gjitha deklaratat e Ilir Metës për ambasadoren e SHBA: Më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim patën një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme, një përplasje e paprecedentë, ku diplomatja e lartë e SHBA e “gozhdoi” direkt në emision kreun e shtetit.

Teksa Meta fliste live në një emision, diplomatja e SHBA i dërgoi mesazh në celular, mesazh të cilin e publikoi dhe më vonë në Tëitter. Kim shkruante se Meta do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin fjalët dhe veprimet e tij, duke i kujtuar deklaratën që “populli të mprehë sfurqet dhe sopatat”.

Pas këtij mesazhi kreu i shtetit nuk e përmbajti më veten. Ilir Meta e akuzoi diplomaten amerikane se e kishte kërcënuar dhe i kishte bërë shantazh në telefon, madje tregoi direkt se i kishte thënë Yuri Kim-it se e dinte që Amerika mund ta vriste me raketa.

Më poshtë, newsbomb.al zbardh të plota të gjitha deklaratat e Ilir Metës për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim:

I

Ajo më shkruajti dhe i dhashë një përgjigje. Se më tha që duhet të ndaloni për këto çështjet e sfurqeve dhe unë I thashë duhet të ndalosh për të mbështetur Ramën për të dhunuar zgjedhjet.

Po ia thashë këtë gjë. Dhe do ti them edhe gjëra të tjera dhe duhet të kërkojë zbardhjen e çështjes së Elbasanit urgjentisht AJO. Kaq. Dhe ka bërë shumë gabim që ka mbështetur Edi Ramën për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit që e mbështetën SHBA dhe u nënshkrua në tokë amerikane. Unë jam transparent nuk kam asnjë shqetësim. Kaq. Kaq. Pikë. Pikë. Dhe u kam thënë ndërkombëtarëve reagoni sot, mos prisni ditën e hënë ju, nëse krijohen probleme për zgjedhjet. Dhe për të na thënë: epo tani u prishën zgjedhjet, gjeni gjuhën. Jo. Sepse zgjedhjet nuk po I prish opozita, zgjedhjet nuk po I prish presidenti. Zgjedhjet po I prish një person që është Edi Rama. Kaq.

E përshëndes Ambasadoren. Dhe I them që SHBA duan zgjedhje të lira demokratike, nuk duan një gangster në Shqipëri, as një milionë shqiptarë atje. Dhe po i them ambasadores atë që I kam thënë ditën e parë që më ka ardh në zyrë, që ajo është përgjegjëse midis Shqipërisë dhe Amerikës dhe nuk është për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës. Për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Amerikës është ambasadori apo ambasadorja amerikane në Serbi. Kaq. Pikë. Mbaroi historia. Doni të jem transparent? Unë jam. Po të dojë të vijë ajo këtu të vijë me Edi Ramën me kë të dojë. Jam këtu që populli shqiptar të marrë sovranitetin e tij në dorë. Dhe ambasadorja e Amerikës nuk më tregon dot mua se ça do të bëj unë për llogari të Edi Ramës.

Dhe ambasadorja e Amerikës nuk më merr dot mua në telefon, po ia them këtu asaj, meqë ia thashë dhe dje për llogari të Edi Ramës dhe të më thotë një ditë para mbledhjes të një institucioni shumë të rëndësishëm të KED, të pranoj unë të kthehet Dvorani prapë në KED mbasi Venecia e tregoi shumë qartë se çfarë është Dvorani. Kaq.

Po ma ka kërkuar këtë gjë dhe e them sot këtu. Dhe ka bërë shumë gabim. Se e ka bërë për llogari të Edi Ramës jo të Amerikës. Se Amerika kërkoi Venecian dhe Venecia tregoi qartë që Dvorani dhunoi Gjykatën Kushtetuese. Pikë. Vazhdojmë.

Se më tha që kam bërë një deklaratë për këtë punën e sfurqeve, ca ishte ajo. Dhe unë I thashë: ndalo së mbështeturi Edi Ramën. Dhe I thashë nëse do kishe reaguar ti dhe të tjerët për cështjen e Kavajës në kohë nuk do kishte ndodhur vrasja në Elbasan. Dhe I kam thënë ke bërë shumë gabim që ke mbështetur Edi Ramën dhe për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

E duan Amerikanët Edi Ramën? Ta marrin në Amerikë ta bëjnë ca të duan. Ama këtu në Shqipëri do të vendosi populli I Shqipërisë. Se ne për këtë e duam Amerikën, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për asgjë tjetër nuk e duam. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanë mbajtëse edhe raketa? Ka edhe Rusia?Duhet të kemi frikë nga Rusia. Ka edhe ai koreanoveriori…

II

Unë ambasadoren e kam shpirt. E përqafoj nga larg. Nuk ka provokim fare fare. Unë me amerikën jam I qartë, jam I pastër, ia them Amerikës në sy. I them Amerikës të dua shumë po mbas Shqipërisë. Kështu ia kam thënë edhe dy ditë përpara. Kam Shqipërinë përpara, kam ca vende bosh dhe pastaj kam Amerikën. Dhe Amerikën e dua për sa kohë nuk dëmton Shqipërinë. Pikë. Tjetër, I kam thënë Amerikës unë te gjykata Kushtetuese, e kam vijë të kuqe, flakë të kuqe. Sepse kushtetutën e kemi bërë bashkë me Amerikën. Dakord? Dhe për qefin e Edi Ramës unë nuk bëj gallatë me Shqipërinë.

III

Ajo ka punën e vet, ashtu ia përkthejnë, ashtu e informojnë. Ju e dini që 600 punonjës ambasadash kanë patronazhistë apo jo. Varet si ia përkthejnë, si e informojnë, si ia bëjnë punën e saj, nuk më intereson fare.

Nuk kam asnjë shqetësim për tëitterin e ambasadës, fare fare. Nuk më intereson tëitteri I ambasadës. Në republikën e Shqipërisë jam unë president jam unë kryetar I shtetit. Ambasada të reagojë sot ndaj shkeljeve që bën Edi Rama. Ambasada kurrë nuk duhet të kishte përkrahur shkeljen që I bëri Edi Rama marrëveshjes së 5 qershorit. Se e përkrahu, ia kam thënë në sy. Mbaroi filmi.

Ambasada Amerikane të shikojë punën e saj. Unë jam president I Republikës, jam kryetar I shtetit jam këtu për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pikë. Të dënojë dhunën në kohë dhe SPAK-u I saj të veprojë në kohë. Kaq. Mbaroi historia.

IIII

E para ambasadorja ia fut kot se unë nuk kam thënë nëqoftëse nuk e pelqejnë rezultatin e zgjedhjeve, se rezultati mund të mos më pëlqejë mua kur unë humbas. Ia ka përkthyer Guri kot, se Guri dihet ca është patronazhist është edhe Guri meqë erdhi situata se ia kam thënë edhe Lusë edhe atyre që kanë qenë më përpara…kështu është e vërteta, nuk më intereson fare fare. Nuk kam thënë këtë gjë. Kam thënë nëqoftëse preket vota, dhe nëse preket vota të mos prese ambasada asnjë qëndrim tjetër. Kaq. Ambasada duhet të bëjë cdo gjë të mos preket vota.

IIIII

Ambasada “stop” që ndërhyri kot më kot në punët e Shqipërisë për llogari të Edi Ramës dhe personave të tjerë. Kaq. Ta mbyllim këtë histori. Ambasada të merret tani me ato ceshtje që ia kam thënë në takim ambasadores. Kaq. Mbaroi historia.

IIIIII

Ilir Meta nuk I ka pasur marrëdhëniet perfekte me disa ambasadorë amerikanë kjo është një gjë e ditur. Po jo për faj të Ilir Metës. Për punën e tyre. Ata duan të jenë të njëanshëm le të jenë. Ilir Meta ishte I vetmi që ndikoi të bëhej reforma në Drejtësi me 140 vota. Nuk e bëri as ambasadori amerikan as ajo europiane, as Edi Rama, asnjë…

IIIIIII

Kjo më ka thënë mua, zonja e nderuar që tani ti nesër…ke bërë një letër më ka thënë mua që ta dini ju dhe gjithë shqiptarët meqë hyri kjo në këtë lojë…doni të hyni në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tamam. Më ka marrë në telefon kisha bërë një letër unë se donin ta fusnin prapë në KED këtë Dvoranin dhe I them: ore thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ dhe ky është me Venecian etj etj…nuk do ta botoja letrën në orën 11.00 se ishte mbledhja se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Kjo më merr mua në telefon dhe më thotë se ti ke bërë një letër kështu dhe më thotë mua ti zotëri nesër më thotë mos bëj zhurmë po qe se këta bëjnë kështu se…Moj zonjë I them po ne kemi bërë një marrëveshje dhe ne do respektojmë Venecian. Ky s’është anëtar, se s’është më as anëtar I Gjykatës së Lartë dhe si takon…jo andej këtej. Jo ne dimë ca gjëra për ty më thotë mua kjo…Ambasadorja …I thotë presidentit të republikës ne dimë ca gjëra për ty! Ca dini ju për mua i thashë? Nxirrini i thashë, cojani popullit shqiptar. Unë kushtetutën nuk e shkel i thashë. Unë marrëvshjen që kemi bërë bashkë nuk e shkel I thashë dhe unë I kam thënë kësaj zonjës, ta dëgjojë ajo tani meqë e porosit Edi Rama të provokojë Presidentin e Shqipërisë dhe të provokojë popullin e Shqipërisë që e do aq shumë Amerikën për demokraci e liri, jo se ka frikë nga kjo a ndonjë tjetër, unë I kam thënë unë e kisha vendosur që këtë letër mund ta botoja pas vendimit nëse merrnin vendim të gabuar. Unë tani i them në orën 11.00 është mbledhja, në orën 10.00 do botoj letrën. Dhe ti I them ca ke për mua, ca ka Amerika për mua ta publikojë se unë nuk e tradhëtoj kushtetutën e republikës së Shqipërisë dhe unë këtë vagabond, këtë horr që ti më thua prano tani që ka shkelur dhe e la Shqipërinë pa gjykatë kushtetuese nuk pranoj kurrë që ky të hyjë atje. Kaq. Kjo është historia. Unë kam respekt për të. Këto gjëra ia kam thënë edhe dje në takim. Erdhi situata këtu, ta dijë ajo. Unë nuk kam thënë që njerëzit të marrin sfurqet të mos njohin rezultatin. Po nëse preket vota e popullit sic është kjo tendencë , padyshim që populli shqiptar nuk mund ta njohë këtë rezultat sepse edhe kolegu I saj Donald Luja tha zgjedhjet ishin shumë të mira në Kirgistan, doli populli në Kirgistan dhe tha ai na falni po zgjedhjet nuk ishin shumë të mira.

E dashur ambasadore, që të mos kemi rastin e Kirgistanit, ndiko te ai i sëmuri psiqik që të mos provokojë me as presidentin, as popullin dhe të shpëtojmë këtë process zgjedhor që është vendimtar jo për 4 vjet, por për 100 vjet. Dhe ne e duam amerikën vetëm për dy arsye: e para amerika është vend I lirisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe së dyti sepse amerika n aka përkrahur për cështjen e kosovës. Këto na lidhin me Amerikën. Mos u bëj palë në këtë process, të lutem. Kërko zbardhjen urgjent të cështjes së Elbasanit, kërko nga SPAK zbardhjen urgjent të gjithë krimeve zgjedhore në mënyrë që të mos kemi krime zgjedhore dhe populli shqiptar të votojë në mënyrë të lirë.

As nuk kam shqetësim fare ca mendon ajo. Unë them atë që kam. Unë kam një problem nëse them dicka ndryshe nga ajo që të kam thënë më para. Kaq.

IIIIIIII

Nëse SHBA kanë një problem me Ilir Metën siç thotë ky qen bir qeni cuni i Kristaq Ramës, që vajti u vesh si grua për të bërë një foto të paligjshme në Amerikë që turpëron cdo njeri normal serioz, SHBA nëse kanë ndonjë gjë me Ilir Metën, meqë thotë ky ia nxjerrin këta spiunët e UDB Frrok Cupi me shokë, nëse kanë SHBA ndonjë gjë ua kam thënë:Ilir Meta nuk mendon se është njeri i pavdekshëm se kam këtë problem. Do vdes një ditë si gjithë të tjerët se ka vdek Skënderbeu jo Ilir Meta po i kam thënë nëse keni gjë me mua ju, më lajmëroni kur e keni se unë e di që edhe më vrisni i kam thënë, po të vete te Mali me gropa, lëshoni ndonjë raketë që të mos dëmtojmë njerëz të tjerë se nuk e kam problem. Po SHBA nuk e kanë me Ilir Metën. Se Ilir Meta është politikani më luajal ndaj SHBA në 30 vjet. Janë qarqe të korruptuara. Janë lobingje që i paguan Serbia edhe atje dhe në vende të tjera të cilat përdorin SHBA kundër Ilir Metës. Dhe në takimin e parë ia kam thënë zonjës: Zonjë, je këtu për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA, jo midis Serbisë dhe Amerikës. Ajo do të jetë përgjegjese për këto marrëdhënie le të vazhdojë me Edi Ramën, le të vazhdojë dhe me të tjerët që fusin hundët në punët e Shqipërisë. Punë e saj. Unë nuk e pengoj. Po asgjë nuk e ndryshon qëndrimin e Ilir Metës me SHBA. Pikë, mbaroi historia.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img