Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

“Unë e di që babi nuk jeton më, tani do jesh ti si ai”, Turi flet për raportet me të vëllanë deputet, dhe momentin e vështirë të humbjes së të atit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bed37d8c3721a6b19eebf4a142312c45

Njëri në botën e televizionit dhe tjetri në politikë, por kjo nuk ka aspak rëndësi për Turjan dhe Eljo Hyskon, pasi ata kanë një lidhje shumë të ngushtë si vëlllezër me njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë për revistën ‘Ëho’, dy vëllezërit kanë rrëfyer disa momente, që nga fëmijëria e deri tani që kanë marrë rrugë të ndryshme përsa I përket karrierës. Turi duke qenë se është vëllai i madh, i është dashur të kujdeset për Eljon, pasi ata kanë 8 vite diferencë nga njëri-tjetri.

 “Më parë nuk e kam menduar që mund të bëheshim shokë, pasi përveç diferencës disi të madhe në moshë, rrethanat që na erdhën në jetë më “detyruan” të merrja një pozicion pak autoritar kundrejt Eljos, ama me kalimin e kohës gjërat u zbutën, Eljo u rrit dhe tani mund ta them që jemi shokë”, ka thënë Turi.

Moderatori ka rrëfyer edhe për momentin e vështirë në familje, ku ata humbën babanë e tyre, dhe Turit iu desh të kujdesej për vëllain e vogël, i cili askohe ishte 12 vjeç.

“Unë hoqa dorë nga vazhdimi i studimeve jashtë. Kjo është e vetmja gjë! Gjëja tjetër, që në fakt automatikisht iku, ishte ajo ndjesia që 20 vjeç të lejohet gjithçka. Ditën që më duhet t’i tregoja Eljos 12 vjeç, që babi nuk jetonte më, ai s’më la të flas dhe tha: “Unë e di që babi nuk jeton më, por ja tani do jesh ti si babi”. Aty s’e di pse gjeta një forcë të pakuptimtë, s’e di nga buroi dhe thashë “misioni është veç familja”! E tani, falë mamit, falë vetes dhe Eljos mendoj që babin e kemi bërë disi krenar!”, është shprehur Turjani.

I pyetur se kur është dashur që ndonjëherë të thotë që është vëllai i Eljos, Turi është përgjigjur:

“Nuk më është dashur, ama nuk e ke idene sa jam lumturuar kur një gocë e “FRESSH” më tha me shaka: “Turi, ti je vëllai i Eljos”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img