Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Unë dua një PD pa NJOLLA”, Kadilli: Basha e ka djegur mundësinë e rikandidimit, shpresa e tij ishte një thes miell apo qese me ushqime…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka deklaruar sot se Lulzim Basha e ka djegur mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet për kreun e PD, të cilat do të mbahen më 13 qershor.

Kadilli u shpreh sot se, shpresa e Bashës në këto zgjedhje nuk ishte gjë tjetër veçse një një thes me miell ose një qese me ushqime për dy javë.

Ai shtoi më tej se PD duhet të jetë një parti e pastër dhe pa njolla.

Pyetje: Dorëheqja e Bashës para zgjedhjeve?

Kadilli: Jam parimisht kundër kufizimit të drejtës për të rikandiduar, Basha e dogji mundësinë e rikandidimit. Pushteti nuk ndërrohet se mbaron turni, sepse opozita nuk mund të jetë kalkulim. Opozita e tij u konceptua si një opozitë që lufton për një vend të dytë. Që në nisje ai është gabim në koncept. Ky vend ka nevojë për ofertë serioze dhe njerëz të besueshëm. Është i padenjë për një lider opozite. Shpresa e Bashës ishte një thes me miell ose një qese me ushqime për dy javë. Një kyetar partie s’mund të merret me inventarin, më vodhën këtë apo atë. Demokratët janë me mua dhe  jo me Bashën që humbi zgjedhjet. Kryetari duhet të ishte në shërbim në anëtarëve.

Pyetje: Çfarë do të sillni ndryshe nga Basha, nëse zgjidheni në krye të PD?

Kadilli: Ana morale do të më bëjë fitues. Besoj se nga mbledhjet e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar, ata u zhgënjyen edhe vetë. PD-ja ime është ndryshe, është detyrim për një lider që të respektojë kontributet, partia duhet të jetë e pastër dhe pa njolla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img