Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dola për ajrosje dhe e ndoqa nga pas”, Arbër Çekaj buzagaz në gjykatë, Pjetri e pranon: Unë e inskenova arratisjen nga '313'

Shkruar nga Newsbomb
“Dola për ajrosje dhe e ndoqa nga pas”, Arbër Çekaj

Arbër Çekaj ka thënë para togave të zeza në Gjykatën e Tiranës se nuk kishte dijeni për tentativën e arratisjes nga Burgu “313”.

Biznesmeni i dënuar me 21 vite burg për 613 kilogram kokainë ia ka lënë fajin bashkëvuajtësit të dënimit në burg, Fatmir Pjetri, duke thënë se e ka parë atë që po largohej nga ambientet e ajrosjes dhe e ka ndjekur nga pas.

Ndërsa vetë Fatmir Pjetri e ka pranuar se ka qenë ai personi i cili ka ideuar të gjithë planin e arratisjes.

“Kisha dalë për ajrosje, pashë Pjetrin që po zbriste me litar dhe shkova pas tij. Nuk e dija që do të arratisej”, ka thënë Çekaj në Gjykatë.

Megjithatë Gjykata e Tiranës i ka lënë të tre në masën "arrest me burg", ndërsa do qëndrojnë edhe për të paktën tre muaj në izolim.

Në gjykatë ishte edhe Lulzim Çepele, i cili është shfaqur me krahë të fashuar, pasi ai është i burgosuri që inskenoi prerjen e damarëve për të tërhequr vëmendjen e gardianëve, ndërkohë që Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratisen me një litar të formuar nga çarçafët nga kati i tretë i burgut.

Të tre vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale, por tashmë pritet që burgu t’u zgjatet edhe për një vepër penale të kryer në bashkëpunim, atë të tentativës së arratisjes.

Arbër Çekaj është dënuar me 21 vite burg nga GJKKO për një sasi prej 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia nëpërmjet konteinerëve të firmës së tij të frutave ekzotike.

Ndërsa Fatmir Pjetri është dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të “Babagjyshëve” që nën kërcënimin e armëve kryen një sërë grabitjesh të bujshme në Shqipëri dhe jashtë shtetit.

LEXO EDHE:

Tentuan të arratisen nga Burgu “313”, Arbër Çekaj i qeshur para gjykatës dhe bën batuta me bashkëvuajtësit e dënimit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll