Hapësire reklamuese

Showbiz

“Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë”, Maja rrëfen “pengun” për zgjedhjet: Do votoja PS-në, por nuk mundem...(ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb
“Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë”, Maja

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Maja si rrallëherë ka folur për jetën e  saj, por edhe për politikën.

Maja e ftuar në “Expuls” është pyetur nga gazetari nëse e ka menuar veten ndonjëherë pjesë të politikës.

“Në jemi në një farë mënyre pjesë e saj. Në shqiperi politika është shumë direkte, në gjermani njerëzit nuk flasin për politikë. Je i ndikuar nga partitë, ne tani po mësohemi me plurarizmin. Duke qenë dhe vend i vogël, ti ndikohesh. Unë nuk e shikoj fare. Miqte e mi kanë bindje politike, këtu shihet ende Partia Socialiste si komuzizëm. Nuk ka lidhje, njerëzit i kanë në kokën e tyre, nuk janë në realitet. Është emër si socialstë në gjithë botën. As veprimet nuk kanë lidhje me komunizmin, s’ka lidhje. Komunizmi është tjetër gjë dhe PS tjetër gjë. Janë thjeshtë emra partish”- u shpreh ajo.

Më tej gazeari e ka ngacmuar duke thënë se përgjigja e saj kuptohej, pasi Maja është nga Vlora.

“Ne jemi patriotë. Shquhemi, e duam Vlorën. Unë di të them qe Vlora ka ndryshuar shumë, dhe unë jam shumë e lumtur. Kush nuk ka sy e kush nuk ka dritë t’a pranojë, nuk e pranon. Natyrisht duhen përkrahur me patjeter sepse kanë bërë gjëra të bukura”-u shpreh ajo.

Ndërsa sa  i përket faktit nëse do votojë Partinë Socialste, ajo tha se do e vontonte me dëshirë por nuk mundet pasi është nën shtetsase gjermane.

 “Nuk kam çfarë t’i kërkoj shtetit si mbëshetje si artiste unë, kur nuk paguaj taksa”- perfundoi ajo pasi u pyet nga gazetari”, tha ajo ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll