Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Unë dhe Meta nuk kemi për ta falur kurrë njëri-tjetrin”, Kryemadhi: Ai ka të drejtë të ulërasë, këtë debat do ta vazhdojmë edhe në botën tjetër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme për djegien e mandate në vitin 2007. Në studion e “Opinion” u transmetua video kur Presidenti Meta tregoi se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve, ndërkohë që kjo e fundit e pranoi se kishte gabuar, pasi tha se Meta ka të drejtë të ulërasë për atë veprim.

Sipas saj, ajo dhe presidenti nuk kanë për ta falur njëri-tjetrin deri në vdekje, madje do ta vazhdojnë këtë diskutim edhe në botën tjetër.

Fevziu:
Kur gënjeni burrin, çfarë sigurie kanë shqiptarët që nuk do i gënjeni edhe ata?

Kryemadhi:
Kam qenë vetëm unë që kam dashur të djeg mandatin. Kur kam dalë nga zyra e Bashës i kam thënë që do e djeg vetëm unë, jo grupi parlamentar. Kur kam dalë i kam thënë Metës, “Ilir po të njoftoj se jemi në këtë proces. Jam takuar me Klajdën në bllok, erdhi edhe zoti Vasili dhe kemi diskutuar. Këta më thanë “do e djegim dhe ne”, por unë i thashë jo. Kur bëmë mbledhjen e grupit parlamentar, këta ishin të gjithë në unanimitet për të djegur mandatin.

Zoti Meta ka të drejtë të ulërasë. Nuk kemi për ta falur nëjri tjetrin deri në vdekje, edhe në botën tjetër do ta vazhdojmë të njëjtin debat.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img