Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

“Unë bëj sikur ju paguaj, ju bëni sikur punoni”, pedagogu për grevën në universitete: Kolapsi është i gjithanshëm

Lajme të ngjashëm

Pedagogu Ervin Goci thotë se zbrazja e universiteteve për shkak të dinamikave demografike është vetëm një anë e pikurës së madhe që tregon për një “kolaps të gjithanshëm”.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Goci shprehet se cilësia e universiteteve është një tjetër problematikë që shkakton largimin e studentëve.

“Qeverisje, nuk ka shaka..unë bëj sikur ju paguaj, ju bëni sikur punoni..gjithë shoqëria zhytur në gjynah”, shprehet ndër të tjera Goci.

“Gazetarët që e kanë mësu gazetarinë me vesh thonë që universitetet janë boshatisur për shkak të dinamikave demografike në pikiatë, dhe deri në një farë niveli, kjo është e vërtetë..problemi është se kjo është e vërteta e pjesshme, sepse është dhe niveli i universiteteve që ndikon në njëfarë mase te dinamikat demografike, sidomos te moshat e reja. Demografia vë në vështirësi universitetin, ndërsa universiteti përzë njerëzit. Është e pamundur të jetë ndryshe. Një universitet që ka 12.000 degë, shumica mbushur me kontenierë lloqesh, pa asnjë impakt në treg, universitete që përsërisin pikë për pikë njëri-tjetrin deri në llahtar; por dhe ata që janë konkurues, me këtë sistem rekrutimi, veshtirë se do mund të ndërtojne strategji të reja. Kolapsi është i gjithanshëm. Ndërkohë këta na thonë rrisni rrogat me paret e studentëve të këputur, duke na bërë dhe ne kriminela me ta.

Qeverisje, nuk ka shaka..unë bëj sikur ju paguaj, ju bëni sikur punoni..gjithë shoqëria zhytur në gjynah..”, shkruan Goci.


Më shumë