Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Under Construction", televizioni i njohur me parullë të padëgjuar, pas shit-blerjes enigmatike dhe mbylljes së emisioneve

Shkruar nga Newsbomb
"Under Construction", televizioni i njohur me parullë të
Televizionin informativ Abc News u shit dy muaj më parë, fillimisht siç u deklaruar, te një biznesmen kosovar. Mirëpo, kjo shit-blerje u bë enigmatike javë më vonë, kur disa emisione nisën të mbyllen njëri pas tjetrit, pa paralajmërim. Gazetarët dhe moderatorët dolën në televizione të tjera dhe u shprehën se nuk e dinin se përse u ishin mbyllur emisionet, e po ashtu nuk njihnin as drejtuesit e rinj. Së fundmi, Abc News ka nxjerr një spot që lajmëron se televizioni është duke u përgatitur për "rifillimin". Bie në sy një parullë "undër construction", e padëgjuar më parë. "Në ndërtim e sipër" nuk përdorej as në kohën kur redaksitë e mediave digjeshin nga pushteti i Berishës, si në rastin e gazetës "Koha Jonë".
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu