Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unaza e Tiranës, ARRSH njofton kur do të hapet aksi nga ish-dogana te Bulevardi i ri

Shkruar nga Newsbomb
Unaza e Tiranës, ARRSH njofton kur do të hapet aksi nga ish-dogana te

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se punimet për Unazën e madhe të Tiranës, do të përfundojë brenda vitit 2024. Ndërsa në prill të vitit të ardhshëm do të përfundojë loti i dytë nga ish-Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri.

“Tek loti dytë kanë përfunduar veprat e artit, jemi duke punuar me rifiniturat dhe ndërkohë kemi nisur me trotuaret, gjelbërimin. Jemi sot duke filluar me asfaltimin. Për një periudhë të shkurtër do e kemi të af gjithë aksin. Është vepra më e gjatë, është mbi 2 km dhe ka pasur shtrirje në një gjatësi shumë të madhe në një territor të banuar”, tha kreu i ARRSH, Ervis Berberi.

Ndërkohë po vijon puna për lotet e tjera 4-5-6 dhe ku kanë përfunduar gjysma e punimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese