Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë ditën e sotme duke bllokuar edhe rrugën.
Kjo protestë vjen pas aksidentit tragjik, ku humbi jetën 20-vjeçari Fiori Sula i cili gjeti vdekjen në një aksident.
Ata janë ngritur në protestë, pasi thonë se ky nuk është aksidenti i parë dhe se çdo ditë rrezikojnë jetën nga një dalje e parregullt këmbësorësh, e cila pret në mes aksin nacional Elbasan Librazhd.
Për dy orë banorët e zonës bllokuan rrugën, ndërsa u shprehën se makinat ecin me shumë shpejtësi duke e kthyer kështu aksin në një burim aksidentesh ndonjëherë edhe fatale.
Duke nënvizuar se protesta e tyre nuk është politike, ato theksuan se kërkojnë vetëm diçka, ndërtimin e një nënkalimi.