Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Ulu ose dil jashtë! Mbledhjen e drejtoj unë’ Arta MARKU përplaset me prokurorin Sokol MALAJ

Shkruar nga Newsbomb

Asambleja e Përgjithshme është mbledhur sot për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, ndërsa kandidati i vetëm në këtë garë është Vate Stakaj.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes kryeprokurores Arta Marku dhe një grupi prokurorësh. 

Marku ftoi kandidatin e vetëm Vate Staka që të paraqesë platformën për në KLP, ndërsa prokurori Sokol Malaj, tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur kërkonte ndryshim të rregullores.

“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse mer 50+1% të votave” – ka kërkuar prokurori Malaj, në emër edhe të kolegëve të tij.

Marku, u shpreh se kërkesa në fjalë duhet të ishte bërë më herët.

“Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë” është shprehur ndër të tjera Marku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll