Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

ULTIMATUMI/ Rama përsërit me të madhe: Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore SOT, SOT, SOT

spot_img

Lajme të ngjashëm

Me zë të lartë e ton ultimativ, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve në Asamblenë Kombëtare të bëhen gati sepse partia e tij duhet të nisë zgjedhjet vendore që sot.

Duke e nisur me një “mea culpa” Rama ka pohuar se problemi i PS nuk është fitimi i zgjedhjeve duke e marrë këtë gjë si të mirëqenë tashmë por fitimi i zemrave të qytetarëve.

“Kemi humbur shumë kohë, unë jam përgjegjësi kryesor, kemi humbur shumë energji duke u marrë më shumë me ata që kemi përballë se me ata që na mbajnë në krahë. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht. Vëmendja jonë duhet të jetë e gjitha për ata që na mbajnë në krah. Të ndalosh, të kthehesh mbarapa e të rrish të merresh me ata që janë shumë larg që lëshojnë gjithcfarë lloj lehjesh është e padrejtë për njerëzit. Nuk kemi asnjë arsye më të zgjatemi e stërgjatemi për të lehtësuar veten nga balta e përditshme që e kemi kusurin tonë se njerëzit nuk na e kanë për borxh.

Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore, sot, sot, sot, menjëherë. Mos presim fushatën, jo për të fituar zgjedhjet. Nuk është problemi jonë të fitojmë zgjedhjet, ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo. Problemi jonë është të fitojmë zemrat e njerëzve, të kurojmë plagët e tyre të zhgënjimit, ku ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë, fajin tonë, prandaj ne duhet të fillojmë fushatën sot. Listat s’mund ti bëjmë natën e fundit, sipas qejfit e t’ia faturojmë PS e mos mbajmë pastaj asnjë përgjegjësi. Këshilltarët bashkiakë të PS duhet tu japim mundësinë të jenë në listë por duhet t’u japim edhe shumë të tjerëve”, u shpreh kryeministri Rama.

Më shumë


spot_img









spot_img