Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Ultimatumi’ i SHBA për Tom Doshin, Meta: E dimë se kush e mbushi Parlamentin dhe Bashkitë me persona me 4 emra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një konferencë nga qyteti i Durrësit mesditën e sotme, për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetarët e kanë pyetur kreun e shtetit dhe për “ultimatumin” e SHBA për Tom Doshin.

Sipas Metës, qytetarët e dinë shumë mirë se përse lindi nevoja për ligjin e dekriminalizimit dhe se kush i futi në Parlament persona me 3-4 emra.

“Ne e dimë që kemi një histori të dhimbshme, kemi dhe ligj për dekiminalizimin. E dimë shumë mirë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë, se kush kandidoi aq persona me 3-4 emra në parlament dhe bashki.

Në këto zgjedhje, edhe pse nuk u bë më e mira, përsëri qytetarët kanë mundësi të zgjedhin mes subjekteve të ndryshme, por dhe brenda listës. Kanë mundësi të zgjehdin për kandidatin që ata besojnë më shumë”, tha Meta, dhe bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime.

Kujtojmë se selia diplomatike e SHBA në Tiranë ka kërkuar që deputeti Tom Doshi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit pasi është person i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img