Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Ultimatumi i Ruçit për çështjen e kreut të KLSH, vjen reagimi nga Presidenca: Kemi propozuar tre kandidatura dinjitoze, Meta do të përmbushë gjithmonë detyrat e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fb7430ce33115626a4e50b2bf36b8cf7

Pas letrës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin Ilir Meta, ku i kërkonte të respektonte afatet kushtetuese për propozimin e një emri të ri për kreun e KLSH-së, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës,

Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje ruçit, duke u shprehur se Meta ka propozuar tre kandidatë dinjitozë dhe të kualifikuar.

Gjithashtu Blushi shkruan se Presidenti do të përmbushë gjithmonë detyrimet e tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, shkruan Blushi.

Tre kandidaturat që Meta ka propozuar më parë janë Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo, por të tre nuk janë pranuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave.

Kujtojmë se në krye të KLSH qëndron Bujar Leskaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img