Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

ULTIMATUMI i Edi Ramës për drejtorët e rinj të Policisë: Keni 100 ditë kohë, asnjë më shumë! Komisarë, shqiponja e çakenjë të dalin para drejtësisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

100 ditë kohë! Ky është afati që kryeministri Edi Rama u ka lënë sot drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit, për të dhënë rezultatet e para dhe për të larguar nga rrethi i tyre ata policë e komisarë që nuk janë të denjë e prishin cënojnë ubesimin e publikut te uniforma.

“Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj të Policisë duhet t’i kuroni me shpejtësi”, iu tha Rama drejtuesve të emëruar në detyrë pak ditë më parë. Kryeministri tha se në 100 ditë në çdo Qark duhet të ketë rezultate të dukshme dhe të prekshme, dhe sipas tij ky objektiv ëhshtë i palëvizshëm.

Lexo edhe: Edi Rama “shkund” drejtorët e Policisë: Komunikimin me qytetarët ta keni dritë në sy!

“Unë dua tju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhimin maksimal, nga i pari te i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar dhe duke e parë Policinë në një nivel tjetër. Asnjë shkencë dhe asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur. Thjesht gjërat që i dini dhe për të cilat jeni zgjedhur.

Në çdo Qark, në 100 ditë duhet të jepen shembujt të qartë. Në Policinë e Shtetit nuk ka shembuj pandëshkueshmërie. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark. Policë rrugor, komisar, Shqiponja, çakenj që rrinë si të infiltruar brenda trupave, duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë pak më parë.

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës:

Jemi duke punuar intensivisht të realizojmë monitorimin me kamera të rrugëve kryesore, dhe më pas të shtrihemi në gjithë territorin. Për t’i dhënë një sy Policisë për të monitoruar 24 orë dhe për të hequr trupat nga rruga që shërbvejnë si kamera, dhe për t’i shtrirë në punë të tjera.

Vënia në përdorim me një standard tjetër, me një teknologji më të avancuar dhe me një protokoll më rigoroz të Komisariatit Dixhital. Ai ka qenë një ndihmë shumë e amdhe dhe tani kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër. Në mënyrë që çdo qytetar këtë komisariat ta ketë në xhep.

Që ai komisariat të jetë syri juaj. Dua të përmend një element që është shumë shqetësues. Është shumë shqetësuese që Policia ka një reagim të ulët ndaj dhunës ndaj grave. SHpërfillen britmat e grave dhe vajzave që dhunohen në familje. Shpërffillen totalisht vuajtjet e atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe prej nesh.

Kjo është e pakomentueshme.

Duhet ngritur brenda sistemit një rrjet me persona përgjegjës. Çdo Komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që merren me dhunën në familje, dhe çdo ditë të trajtohet me respekt për ato gra dhe vajza, që në fund përfundojnë në tehun e sopatës. Nuk mund të ketë për asnjë rast dhe për asnjë arsye mirëkuptim me burrat për këtë arsye.

Policia nuk mund të jetë karikaturë e atyre gjykatësve që marrin lekë nga abuzuesit, duke i nxjerr të lirë direkt në sallë. Duke i hedhur prapë në fyt të bashkëshortëve dhe vajzave që dhunojnë.

Nuk ka asnjë arsye që një qytetar të ndalohet nga një polic dhe i thotë o lekët o patentën. Nuk ka asnjë arsye që një polic të ndalojë një qytetar në sy të gruas, në sy të fëmijëve dhe i bëjnë atë presionin mizerabël. Nëse i ndiqni prioritete dhe besimin që keni marrë dhe i ktheni mbrapsht, as te drejtori e as te unë, por të populli, brenda pak kohë gjithçka do të lëvizë në drejtimin e duhur.

Unë dua tju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhimin maksimal, nga i pari te i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar dhe duke e parë Policinë në një nivel tjetër. Asnjë shkencë dhe asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur. Thjesht gjërat që i dini dhe për të cilat jeni zgjedhur.

Në çdo Qark, në 100 ditë duhet të jepen shembujt të qartë. Në Policinë e Shtetit nuk ka shembuj pandëshkueshmërie. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark. Policë rrugor, komisar, Shqiponja, çakenj që rrinë si të infiltruar brenda trupave, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Lexo edhe: Rama me tone të ashpra: Ka ndërtime pa leje se ka korrupsion, punonjësit e Policisë marrin bakshishe

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img