Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Ulsi Manja viziton burgun te Mine Peza: Duhet përshpejtuar vaksinimi që të lirohen masat për të burgosurit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë i pranishëm dhe ka parë sot nga afër ecurinë e vaksinimit në ambientet e burgut “Mine Peza” në Tiranë. Ai ka inkurajuar drejtuesit e burgjeve për vijimësinë e punës ndergjegjësuese për mbulimin 100 përqind me vaksinim në të gjitha IEVP.

Ndër të tjera Manja u shpeh se duhet të rritet bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që vaksinimi duhet të përshpejtojë ritmet në të gjitha IEVP. Ministri Manja ka a folur edhe për një lirim të masave kufizuese të takimeve të të burgosurve dhe të paraburgosurve, në IEVP në kohën kur do të arrihet 100 përqind vaksinimi i të dënuarve.

“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgimit, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgosurit dhe të dënuarit, kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetësore njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, tha ministri Manja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img