Hapësire reklamuese

Politikë

Ulsi Manja takon drejtuesit e burgjeve, zbardhet porosia që u jep: Vigjilencë maksimale…

Shkruar nga Newsbomb
Ulsi Manja takon drejtuesit e burgjeve, zbardhet porosia që u jep:

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Burgjeve dhe të Policisë së Burgjeve. Problematikat në sektorin e burgjeve ishin fokusi kryesor i këtij takimi, ndërsa Manja kërkoi nga ana e tyre vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Sot, gjatë takimit me drejtuesit e IEVP-ve dhe shefat e policisë së burgjeve, diskutuam mbi sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve. Me mirënjohje dhe falenderim për punën e deritanishme të stafeve që mbulojnë këtë sektor!Kërkoj me këmbëngulje vigjilencë maksimale për gjithçka ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Është detyrim që të realizohen puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si të vetmen rrugë për të realizuar detyrën.Të gjitha masat janë marr për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve. Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”, shkruan Ulsi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu