Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ulsi Manja për ngjarjen e 21 janarit: Dosja mund të përfundojë në SPAK nëse…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

687d37fcd7d92c19353a639820169f14

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka folur për vrasjen e katër protestues dhe mbështetës të Partisë Socialiste u qëlluan për vdekje nga Grada e Republikës, përpara Kryeministrisë, më 21 janar të 2011.

Ai është shprehur se çështja e 21 janarit nuk është zbardhur akoma, por drejtësia e re që po formohet do ta ketë në tryezë dosjen për këtë ngjarje.

Deputeti socialist, tha se dosja mund të përfundojë në dyert e SPAK nëse do të zbardhet tërësisht si krim shtetëror.

“Vrasjet nuk i zbardh qeveria, ne krijojmë shtratin e nevojshëm për një drejtësi të pavarur. Dhe sprova e kësaj drejtësie që ne presim është 21 janari.

Jam i bindur se pas kërkesës së Policisë së Tiranës mund të shihet dhe çështja e kompetencës së dosjes. Nëse do të zbardhet tërësisht si krim shtetëror, kjo dosje padiskutim që mund të përfundojë në dyert e SPAK. Ka veprime hetimore për ta risjellë skemën e 21 janarit, dhe kjo është tërësisht e mundur të kryhen edhe sot nga Prokuroria. Përsëri ka prova po të kthehet në vendin e ngjarjes.

Unë besoj që 21 janari mund të zbardhet plotësisht. Në këtë pikë, viktimat mund të preheshin në paqe, por edhe shoqëria në tërësi do të ishte përfituesja më e madhe në kuptimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore në një demokraci. Nëse nuk do të bëhet drejtësi për 21 janarit askush nuk ka garanci se nëse pushteti i djeshëm nuk riciklohet, të ngrihet në pushtet, e të mos vrasë sërish,” tha Manja ndër të tjera për “news24”.

Më shumë

spot_img
spot_img